Lajme

Video/Rama shfaqet entuziast: Erdhi dita t’i jap makinës pa patentë

Kryeministri Edi Rama është shfaqur entuziast

Kryeministri Edi Rama është shfaqur entuziast sot si shofer, edhe pse nuk ka patentë. Ai vetë pati deklaruar në fushatën elektorale të 2017-ës se “dua i vetëm timonin e qeverisë”, pasi sipas tij të tjerët që kishin duart në timon (LSI) kishin penguar reformat e qeverisë. Prej 2017 ai e ka të vetin timonin e qeverisë, ndërsa tani i rikthehet batutës së “timonit”, teksa promovon revolucionin industrial mbi teknologjinë 5G.

Rama në facebook:

ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…?

Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone? Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë.
#ShqipëriaqëDuam??☀️