Kronika e Zezë

(VIDEO) Policia po kërkon vrasësit e dy të rinjve në Fushë-Tophanë

Dy persona të ri në moshë kanë mbetur të vdeku

Dy persona të ri në moshë kanë mbetur të vdekur në lagjen Fushë Topanë në Shkup, pasi në ta është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të panjohur.

Sipas policisë, në incidentin e përgjakshme kanë humbur jetën 28-vjeçari A.B dhe 24-vjeçari B.V.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti kanë dalë forca të shumta policore si dhe prokurori për të hetuar rastin.

 MPB

 “Më 05.03.2021 në 02.35 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin ‘Makedonsko – Kosovska Brigada’ janë dëgjuar të shtëna. Pasi policët kanë dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një automjet ‘Citroen’ me targa të Shkupit dhe dy persona pa shenja jete. Mjeku i Urgjencës e ka konfirmuar vdekjen e të dy personave. Në vendin e ngjarjes  janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri (pistoletë dhe pushkë automatike). Është konstatuar identiteti i personave A.B. (28) dhe B.V. (24), të dy nga Shkupi”

 Sulmuesit menjëherë janë arratisur, ndërsa policia njofton se po punon në kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rastit. Nuk dihen ende edhe arsyet që kanë sjellë deri tek kjo ngjarje tragjike. Enis Murtezi /SHENJA/