Kronika e Zezë

(VIDEO) Policia kap shtetasin e Shqipërisë, sekuestrohet drogë me vlerë prej 200 mijë eurove

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka sekuestruar drogë me vlerë prej 200 mijë eurove, duke ndërprerë kështu një kanal ndërkombëtar të transportit të drogës. Zëdhënesi i MPB-së, Toni Angellovski informoi se  droga është kapur në orën 01 pas mesnate, në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, ndërsa për destinacion ka pasur Greqinë.  Ai sqaroi se droga është gjetur në një kamion me targa të Shqipërisë, ndërsa në pranga është venë një shtetas i Shqipërisë.

TONI ANGELLOVSKI

“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00, në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar kamioni i tipit  “Man” me targa të Shqipërisë, drejtuar nga B.J (40) shtetas i Shqipërisë. Kur është ndaluar, shoferi u ka ofruar para policëve që të mos kryejnë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”.

Ata shtojnë se shoferi i kamionit është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme.

/SHENJA/