Sport

Video/ “Pisa, ekip laska**sh”, trajneri shan dhe godet futbollistët e Laçit

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje. Ai i kërkon llogari lojtarëve të vegjël për humbjen, ndaj një ekipi kundërshtar të cilin e konsideron skuadër laska**sh.





Por teksa i godet disa prej tyre në kokë dhe I ofendon në mënyra të ndryshme dhe me fjalor të rëndë, njeri prej lojtarëve nuk duron më dhe reagon. Vetëm ndërhyrja e ndihmësit të tij, sic duket në video qetëson disi gjakrat.Në fakt kjo video është e disa kohëve më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17. Komunikimi i ish trajnerit U17 të Laçit me lojtarët pas një humbjes: “Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj.

Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu”, thotë ndër të tjera trajneri që edhe i godet në kokë futbollistët./Vizion plus

Video shokuese/ Trajneri i moshave në LAÇ rreh dhe shan lojtarët pas një humbje.

Publiée par VIZION PLUS sur Mercredi 30 octobre 2019