Kronika e Zezë

(VIDEO) Për dy javë policia arrestoi 59 persona të arratisur

Për dy javë, 59 persona të dënuar me burg deri

Për dy javë, 59 persona të dënuar me burg deri në 10 vjet janë kapur nga policia dhe janë dërguar për vuajtje të dënimit. Gjatë aksionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të koduar “I arratisur”, u ndërmorën masa intensive për gjetjen dhe arrestimin e personave që janë objekt i kontrollit, gjegjësisht të cilët kërkohen për vuajtje të dënimit me burg nga institucionet e ndëshkuese përmirësuese në vend.

 Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“Nga aktivitetet e ndërmarra deri më tani në periudhën prej 15.09 deri më 01.10.2020 në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, u zbuluan dhe arrestuan 59 persona, të cilët kanë qenë të dënuar me burg deri në dhjetë vjet dhe u dërguan në institucionet e vuajtjes së dënimit”

Por nga MPB thonë se nuk do të kufizohen me kontrolle vetëm brenda territorit të shtetit. Në bashkëpunim me policinë nga vendet e tjera, ndërmerren masa dhe aktivitete intensive për zbulimin dhe ekstradimin e personave që janë arratisur nga vendi ynë dhe janë në kërkim nga institucionet ndëshkuese dhe të drejtësisë.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB

“Një person i ekstraduar nga Gjermania është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej 32 vjet e gjashtë muaj. Një person është ekstraduar nga Austria i cili kërkohet për dënim me burg prej dhjetë vjetësh, dhe disa persona të tjerë gjithashtu janë ekstraduar gjatë kësaj periudhe”

Angellovski tha se në këtë grup do të hyjnë edhe personat për të cilët autoritetet vendore kanë lëshuar fletë-arrest dhe që dyshohet se kanë lëshuar vendin dhe ndodhen në arrati në shtete të huaja.

Arben Zeqiri /SHENJA/