Lajme

VIDEO/ Ngjan me bombën, momenti kur shpërtheu karburanti në Fier

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paradite

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në një pikë karburanti në fshatin Portëz të Fierit. Policia tha se ” rreth orës 10:15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz”.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por dëmet materiale kanë qenë të shumta te bizneset dhe banesat private rreth karburantit.

Sipas pronareve, dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e nxehjes se elektromotorit të pompës që nxjerr karburantin.

*Në pamjet më poshtë është momenti i shpërthimit të karburantit që ngjan me shpërthimin e një bombe.


Etiketa: , , , ,