Shqipëri

(VIDEO) Në Shqipëri dhe në Kosovë vazhdon të jetë i lartë numri i personave të prekur nga koronavirusi

Në Shqipëri janë regjistruar 67 raste të reja

Në Shqipëri janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus, ndërsa 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 2.819 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 74. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë. Sipas ministrisë, janë shëruar edhe 45 qytetarë, duke e rritur në 1.637 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.108 persona aktivë me COVID-19.

Ndërkohë në Kosovë numri i të prekurve të rinj me koronavirus kap shifrën 114, ndërsa sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë rastet e reja janë rezultat i 304 testimeve. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me koronavirus. Në bazë të njoftimit të IKSHP-së, në Kosovë kanë ndodhur edhe tri vdekje që nga e enjtja. Numri i përgjithshëm i viktimave të premten ishte 58.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 131.504, prej të cilëve 661 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 56.107, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.837.726. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1 milion e 191 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 35,5 milionë.

Shteti i Neë York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 419.640 raste të konfirmuara dhe 32.166 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.502.424 raste, Rusia me 667.883 dhe India me 632.998 raste.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 674.515, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10.027,

Brazili ka raportuar 1.290 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 654 raste të tjera fatale janë regjistruar në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.174, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

India të shtunën raportoi numrin më të madh të rasteve ditore me 22.772 të infektuar dhe 442 të vdekur nga koronavirusi i ri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të vendit,

Rastet pozitive me koronavirus tani kanë arritur në 648.315, ndërsa 18.655 persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Të dhënat e ministrisë zbuluan gjithashtu se 394.227 njerëz janë shëruar nga infeksioni.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, pandemia ka marë më shumë se 525 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, ndërsa 11 milionë janë infektuar dhe mbi 5,87 milionë të shëruar.

Ajnur Bafqari /SHENJA/