Sport

VIDEO/ “Lumë” golash në Champions League, Kross i shpëton kokën Zidane (Rezultatet)

Kanë rezultuar spektakolare takimet e treta të grupeve A, B, C dhe D të UEFA Champions League.





Plot 25 gola u shënuan në 6 takimet e mbrëmjes, me një mesatare prej 4 golash për ndeshje. Sfida që prodhoi më shumë gola ishte ajo e grupit D, aty ku Manchester City përmbysi 5-1 Atalantën dhe “arratiset” në krye të grupit me 9 pikë. Golit të Malinovsky iu përgjigj Sergio Aguero me një dopietë.

Argjentinasi përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë, teksa fraksioni i dytë foli vetëm për anglezët. Me rikthimin në fushë, Stërling rrëmbeu dritat e skenës dhe brenda 11 minutave shënoi 3 herë për të sigluar rezultatin përfundimtar në 5-1.

Tripletë golash shënoi edhe Kylian Mbappe. Francezi shënoi në harkun e 22 minutave të pjesës së dytë ndaj Club Brugge, në fitoren 5-0 që PSG arriti ndaj belgëve. “Manita” u plotësua nga Mauro Icardi me një dopietë personale.

Kjo fitore i ngjit francezët të vetëm në krye të grupit A me 9 pikë. Fitore minimale arriti edhe Reali i Madridit. Goli i Kroos “theu” Galatasaray, ndërsa hoqi përkohësisht makthet nga Zinedine Zidane. Pas këtij 3 pikëshi, Reali ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë.
Paulo Dybala mori i vetëm përdore Juventusin, i cili fitoi 2-1 ndaj Lokomotiv Moskë. Miranchuk kaloi rusët në avantazh, me argjentinasin që përmbysi gjithçka në favor të torinezëve, që numërojnë 7 pikë në krye të grupit D, aq sa Atletico Madrid dhe 4 më shumë se Lokomotiva e vendit të tretë.
Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

Olympiacos -Bayern Munich  2-3 
Tottenham -Crvena Zvezda 5-0

Grupi A

Club Brugge – PSG 0-3 (Mauro Icardi 7′, Mbappe 61′ 63′)

Galatasaray -Real Madrid 0-1 (Toni Kroos 18′)

Grupi B

Olympiacos -Bayern Munich  2-3 (El Arabi 23′ Guilherme 79’/ Lewandowski 34′ 61′, Tolisso 73′)

Tottenham -Crvena Zvezda 5-0 (Harry Kane 9′ 72′, Son Heung-Min 16′ 44′ Lamela 57′)

Grupi C

Manchester City- Atalanta 5-1 (Aguero 34′ 38′, Sterling 58′ 64′ 69′Malinovskiy 28′)

Grupi D

Juventus -Lokomotiv Moskë 2-1 (Dybala 77′ 79′ / Miranchuk 31‘)