Sport

VIDEO/ Katastrofë për Arsenalin, mundet nga Njukasëll dhe i bën dhuratë Ligën e Kampioneve Totenhemit të Kontes

Arsenali ka shkatërruar sot sezonin e tij teks

Arsenali ka shkatërruar sot sezonin e tij teksa në mënyrë të pabesueshme ia ka dhuruar një javë para fundit vendin në Ligën e Kampioneve rivalëve të Totenhemit.



Skuadra e Mikel Arteta është mundur me shifrat 2-0 nga Njukasëll e kështu sheh Totenhemin të ketë një avantazh prej dy pikësh me një kalendar që e favorizon ndjeshëm në javën e fundit.

Arsenalit i duhej medoemos fitorja për të qenë përsëri në vendin e katërt sot, por përballë Njukasëll, skuadra londineze ka gabuar në mënyrë të pabesueshme interpretimin e një ndeshje që duhej të ishte vendimtare për të.

Autogoli i Uajt i dha avantazhin ekipit vendas, që sulmoi pareshtur dhe iu afrua disa herë golit të dytë, derisa e gjeti me Gimaraesh, në minutën e 85-të. Kështu, Arsenali doli pa pikë nga ky duel dhe mbetet në vendin e 5-të, duke parë Totenhemin që merr vendin që kanë mbajtur “topçinjtë” për një periudhë të gjatë në këtë sezon. Skuadrës së Kontes i mjafton një barazim në javën e fundit, ku përballen me Noruiç, për të siguruar Ligën e Kampioneve, që dukej e pamundur deri para mbërritjes së italianit.

asdasdasdasd

PANORAMASPORT.AL