Kronika e Zezë

(VIDEO) Kamioni godet autobusin e NQP-së, pesë persona të lënduar

Një kamion me targa të Strumicës ka goditur një autobus të Ndërmarrjes Qarkullimi Publik.
Në incizimin të cilën e ka publikuar Mkd.mk shihet autobusi se si ndalon tek stacioni i autobusëve dhe një moment kamioni “Zastava” me shpejtësi të madhe e godet autobusin.
Aksidenti është denoncuar në MPB ku kanë njoftuar se me lëndime të lehta kanë përfunduar pesë persona.
“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12.20 se në rrugën rajonale Shkup-Veles, tek lagja Drama ka ndodhur një aksident mes kamionit ‘Zastava’ me targa të Strumicës e drejtuar nga A.R (27) dhe autobusit ‘Jutong’ me targa të Shkupit e drejtuar nga I.C (28). Në aksidentin me lëndime të lehta kanë përfunduar dy shoferët dhe udhëtarët në autobus F.C (29), K.T (36) dhe P.A (18) të gjithë nga Shkupi, mas çka me makinë të ndihmë së shpejtë janë dërguar në Spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ ku u është ofruar ndihmë mjekësore”, kanë bërë të ditur nga MPB, përcjell SHENJA.