Lajme

Video/ Inter nuk përfiton nga hapi fals i Juventusit

Interi nuk e ka shfrytëzuar hapin fals të Juv

Interi nuk e ka shfrytëzuar hapin fals të Juves teksa ka marrë vetëm një barazim 2-2 ndaj Parmës në San Siro. Parma ka zhvilluar një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë, ndërsa te lojtarët e Interit është dukur qartë lodhja e mesjavës në Champions League.

Interi e nisi mirë takimin duke gjetur golin me Antonio Candreva-n në minutën e 23’ të takimit. Megjithatë, vetëm tri minuta më vonë Parma barazon pikërisht me Karamoh, lojtarin e huazuar nga zikaltrit për këtë sezon.

Parma duket e papërmbajtshme pas golit të barazimit dhe gjen golin e avantazhit pak minuta më vonë me Gervinho. Anteri duket i befasuar nga shpejtësia në sulm e miqve dhe vetëm pas pushimit arrin të barazojë rezultatin me golin e dyshimtë të Romelu Lukakut.

Interi kishte më shumë se gjysmë ore në dispozicion për të fituar ndeshjen, por nuk ka pasur energji për të shënuar golin e fitores. Interi mbetet në vend të dytë me 22 pikë të grumbulluara.


Etiketa: , , , , , ,