Teknologji

VIDEO/ Hakerimi i TIMS-it, edhe Qafë-Bota kontrollon manualisht udhëtarët! “Shpluhuros” regjistrat e letrës

Në rastin e hakerimit të sistemit TIMS që ka

Në rastin e hakerimit të sistemit TIMS që ka ndodhur që mbrëmjen vonë të së premtes në pikën e kalimit kufitar në Qafë Botë, shërbimi për kontrollin e kalimtarëve drejt Greqisë është bërë në mënyrë manuale.



Deri tani, numri i kalimtarëve që janë përpunuar në këtë pikë kalimi është 400.

Për fatin e mirë të udhëtarëve, nuk është krijuar fluks i papërballueshëm, ndoshta edhe për faktin se ka hyrë vjeshta dhe nuk ka prurje shumë të madhe të emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Nga ana tjetër, burimet bënë me dije për Gazetën Shqiptare se autoritetet portuale të Vlorës, fillimisht kanë pezulluar përkohësisht punën, si pasojë e të cilës janë krijuar radhë të gjata dhe fluks i madh qytetarësh.

Sakaq, për të mos ndalur transportin e pasagjerëve, kalimi po kryhet në mënyrë manuale.

Të njëjtën metodë po përdor edhe Dogana Kapshticë, pra përdorimin e regjistrave, në mënyrë që të mos paralizohet lëvizja e qytetarëve që duan të kalojnë kufirin për tu larguar nga vendi i tyre.

Probleme me sistemin TIMS në doganën e Kapshticës, rikthehet përdorimi i regjistrave të letrës!