Sport

VIDEO/ Gafë e pabesueshme në La Liga! Gazetari pyet trajnerin për shanset e mbijetesës, por skuadra e tij kishte rënë nga kategoria

Një situatë e pabesueshme ndodhi pas ndeshjes

Një situatë e pabesueshme ndodhi pas ndeshjes mes Realit dhe Levantes, të përfunduar me rezultatin 6-0 në favor të skuadrës vendase.



Në përfundim të ndeshjes trajneri i Levantes, Alesio Riçi po fliste në konferencën për shtyp kur një gazetar i drejtoi një pyetje lidhur me shanset e mbijetesës për Levanten.

Problemi ishte se Levante tashmë ishte rrëzuar nga kategoria gjë që trajneri ia kujtoi gazetarit.

“Si është humori në dhomat e zhveshjes me dy finale ende për t’u luajtur për mbijetesën?

-Kemi rënë tashmë nga kategoria, Euxhenio”, ka qenë biseda mes të dyve.

PANORAMASPORT.AL