Lajme

VIDEO/ Gafa foshnjarake e shqiptarit vulos humbjen e Lazios

Lazio është praktikisht jashtë UEFA Europa L

Lazio është praktikisht jashtë UEFA Europa League.

Bardhekaltërit humbën me shifrat 2-1 ndaj Celtic dhe misioni kualifikim bëhet më i vështirë. Shkak për këtë humbje është bërë një shqiptar.

Bëhet fjalë për Valon Berishën, mesfushorin që u aktivizua nga stoli, por vulosi një “njollë” turpi te paraqitja e tij. Kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 1-1, lojtari i përfaqësueses së Kosovës bëri një veprim amatoresk.

Teksa po përpiqej të ndërtonte një aksion sulmues, Berisha tentoi të shpërndajë lojën nga e djathta, por ia pasoi kundërshtarit. Top i cili u shfrytëzua në maksimum nga Celtic, me skocezët që mposhtën edhe Strakoshën për të marrë një fitore që i dërgon në raundin tjetër kualifikues të Europa League.


Etiketa: , , , ,