Lajme

Video/ Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s

Polici meksikan i përfshirë në arrestimin e

Polici meksikan i përfshirë në arrestimin e djalit të lordit të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman është vrarë në një parking makinash.
Kamerat rrethore filmuan ngjarjen e rëndë të mërkurën në mëngjes. Në video duken të paktën dy persona të armatosur me automatik, të cilët dalin nga një makinë e kuqe dhe hapin zjarr në drejtim të makinës tip ‘Nissan’.

E gjithë ngjarja zgjati rreth 30 sekonda, ndërsa atentatorët qëlluan të paktën 150 plumba drejt makinës së bardhë.

Makina e kuqe e ndoqi Nissanin deri te parkingu i një qendre tregtare në Culiacan, kryeqyteti i Sinaloas, raporton Infobae.com, shkruan Dailymail.

Autoritetet e kanë identifikuar viktimën se oficeri Eduardo, N, 32.


Etiketa: , ,