Maqedoni

Video e deputetit bullgar Xhambaski, MPJ me notë proteste për Sofjen

Ministria e Punëve të J

Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje  ka reaguar deri tek Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari përmes një note proteste lidhur me videon e anëtarit të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë dhe zëvendës kryetarit të partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski. Nga MPJ paralajmërojnë se do të reagojnë edhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian.

– Advertisment –

“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Retorika në të cilën shprehen pretendimet territoriale ndaj fqinjëve nuk është e përshtatshme për vende aleate të NATO-s dhe për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, që është drejtpërdrejtë dhe në kundërshtim me idealet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, për të cilat të dy vendet janë të përkushtuar fuqimisht”, thonë nga MPJ.

Ndryshe, zëvendës kryetar i partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski në rrjetet sociale ka publikuar një video nga fushata parazgjedhore, ku flet për vendet në Maqedoninë e Veriut sikur se të ishin territore të Bullgarisë.