Sport

VIDEO/ E bujshme nga Spanja, babai i Mesit kapet mat në Barcelonë dhe flet hapur për rikthimin e tij te katalanasit

Lionel Mesi është përfolur në ditët e fundit l

Lionel Mesi është përfolur në ditët e fundit lidhur me një rikthim të bujshëm të tijin te skuadra e Barcelonës pas sezonit zhgënjyes me Parisin. Ditën e sotme zërat për këtë mundësi janë përforcuar pas prezencës së babait të futbollistit në Barcelonë.



Horge Mesi, i cili është edhe agjenti i tij ka folur dhe në lidhje me një rikthim të mundshëm të djalit të tij te katalanasit., duke theksuar se Lionel është i lumtur te Parisi por në të ardhmen do ta dëshironte një rikthim të tijin në Spanjë.

“Shpresoj që një ditë ai të rikthehet, e them vërtetë këtë gjë. Ai është i lumtur te Parisi, në të ardhmen nuk dihet çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Horge Mesi.