Një gol i Paolo Dybala i ka mjaftuar Juventusit për të “thyer” Milanin dhe për tu ngjitur në krye të Seria A.
Argjentinasi mori vendin e Cristiano Ronaldo në minutën e 55 dhe në të 72 shënoi golin që i dha fitoren bardhezinjve. Tashmë, kampionët në fuqi të Seria A numërojnë 32 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Milan vijon të vuaj.
Kuqezinjtë regjistrojnë humbjen e tretë në katër takimet e fundit, teksa mban vendin e 14 me 13 pikë.
Etiketa: Cristiano Ronaldo, Inter, Juventus, Milan, Paulo Dybala, Seria A