Kronika e Zezë

(VIDEO) Dy aksione të policisë, kapen 600 kg mariuhanë dhe arrestohen tre persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dy

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dy aksionet që u zhvilluan mbrëmë janë gjetur 600 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar 3 persona. Sipas zëdhënësit Toni Angellovskit, në aksionin e parë është arrestuar personi me iniciale N.D. 47 vjeçar, i cili ka tentuar që nga Kosova t’i transportojë rreth 500 kg marihuanë në Turqi.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“Sektori për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz ka ndaluar kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut për Greqi dhe Turqi dhe deri tani janë konfiskuar 424 kilogram marihuanë dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar për në Turqi, vlerësohet se kap vlerën mbi milion euro”.

Kontrolli policor është realizuar rreth orës 21:30 në vendkalimin kufitar në Bogorodicë. Janë gjetur dhe janë marrë 519 pako me marihuanë, celulari me kartelë SIM, dy patentë të shoferit, çelësa dhe dokumente. Gjatë ditës thotë se vazhdon bastisja edhe te pjesa tjetër e automjetit, për shkak se bëhet fjalë për sasi të madhe të substancës narkotike.

Ndërsa, në aksionin tjetër të zhvilluar në afërsi të kufirit me Greqinë, respektivisht në rajonin e fshatit Selemli janë kapur rreth 100 kg marihuanë, ndërsa janë arrestuar dy persona.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“K.K. (28) – organizator i transportit dhe S.K. (24) nga fshati Selemli, të cilët në momentin e kryerjes së krimit u gjetën pranë një automjeti “Skoda”, ku ishte vendosur marihuana u përpoqën të iknin, por shpejt u kapën. Janë realizuar pesë bastisje në rajonin e Gjevgjelisë, gjatë të cilave u sekuestruan gjësende në lidhje me hetimin”

Lidhur me këtë hetim, Angellovski tha se edhe policia greke po vepron gjithashtu në mënyrë që të zbardhë rastin me këtë rrjet të trafikut të drogës.

Emine Ismaili /SHENJA/