Shqipëri

(VIDEO) Drejtuesit shtetërorë: Alfabeti i Gjuhës Shqipe na bashkon!

Krerët shtetëror të vendit kanë uruar për nder

Krerët shtetëror të vendit kanë uruar për nder të Ditës së Alfabetit. Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një kumtese me shkrim thekson se me kremtimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, konfirmohet përkushtimi i përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor. Ai thekson se sot, në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, ndodhet edhe vendimi i alfabetit të standarizuar të gjuhës shqipe, si dhe kopja e tekstit të parë të shkruar në gjuhën shqipe nga Pal Engjëlli i vitit 1462.

Zoran Zaev, kryeministër

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Me unifikimin dhe standardizimin e alfabetit, shkrimi i gjuhës shqipe bëhet pjesë e shkrimeve të barabarta, moderne evropiane dhe pjesë e pasurisë së larmishme të trashëgimisë kulturore botërore. Gjuha dhe alfabeti i saj janë pjesë e kodit gjenetik të një kombi dhe rrjedhin nga e drejta universale e vetëvendosjes. Në atë kod gjenetik janë elementët e identitetit dhe potencialet për komunikim, integrim shoqëror, arsim dhe zhvillim. Detyra jonë dhe e shtetit është të respektojë, ruajë dhe kultivojë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit të secilit prej komuniteteve”

Zaev ka thënë se vlerat evropiane janë vlera që i kemi pranuar sikur të ishin tonat, në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.

Edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, ka thënë në një ceremoni për këtë rast të mbajtur në Qeveri, ka rikujtuar se parimi i vetëvendosjes për etni, gjuhë, identitet, përkatësi, nuk mund të përcaktohet me traktate e marrëveshje, por vetëm mbi parimet e të drejtës hyjnore.

Artan Grubi, zëvendëskryeministër

“Pikërisht, sot më 22 Nëntor, në shënimin e ditës së Alfabetit Shqip, duhet kujtuar se e kaluara nuk guxon të mban peng të ardhmen dhe që metodat dhe vlerat e shekullit XIX nuk kthehen dot në shekullin XI”

Edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dërgoi sot mesazh urimi. “Intelektualë shqiptarë të tubuar nga të gjitha anët, pas një pune të palodhshme nëntëditore, dolën me dhuratën më të çmuar për një popull – Alfabeti i unifikuar i cili do të vazhdojë të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe kënduar, e cila deri atëherë përcillej me shkronja të huaja të gjuhëve të huaja”, thuhet në urimin e Xhaferit. /SHENJA/