Sport

VIDEO/ Darka e lojtarëve të Romës për të përgatitur Tiranën kthehet në kaos, truprojat dhunojnë gazetarin dhe ndërhyn policia

Lojtarët e Romës kishin menduar që të hënën në

Lojtarët e Romës kishin menduar që të hënën në darkë ta kalonin të gjithë bashkë, si një mënyrë për t’u relaksuar para një jave vendimtare ku varet sezoni i tyre me vendin në kampionat e padyshim dhe finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë.



Por kjo darkë që duhej të ishte relaksuese, në fakt ka sjellë më tepër telashe për verdhekuqtë. Lojtarët janë grumbulluar në një restorant në qendër të qytetit dhe mediat që e mësuan vrapuan që të bënin foto dhe videot e rastit.

Sipas “Il Messaggiero”, një gazetar i saj dhe 2 fotografë kishin gjetur mënyrën se si të fotografonin ambientin ku ishin ulur lojtarët, duke i kërkuar ndihmë një banori në një pallat që kishte pamje nga lokali ku gjendeshin futbollistët e skuadrës verdhekuqe. Truprojat e Romës i kishin pikasur dhe me të mbaruar darka, i kishin rrethuar të tre këta persona duke i kërcënuar për fotot që kishin bërë.

Skena është filmuar nga një prej fotografëve dhe një nga truprojat e kishte mbërthyer nga jaka e këmishës duke e goditur dhe duke e kërcënuar që të fshinte pamjet. Vetëm ndërhyrja e forcave të rendit kishte bërë që situata të qetësohej, pasi edhe disa nga lojtarët e Romës kishin dalë nga lokali për të sqaruar këtë situatë të pazakontë që shoqëroi një natë që si qëllim kryesor kishte relaksin.

PANORAMASPORT.AL