Teknologji

Vetura më e shpejtë në botë, Tuatara rrëzon nga froni Bugatti Chironin – arrin shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë

Vetura amerikane SSC ka konfirmuar se ka vënë rekord të ri botëror në ngasjen e një veture të prodhimit serik – bëhet fjalë për veturën Tuatara e cila arriti shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në Las Vegas, duke lënë kështu pas “kampionin” Bugatti Chiron.

Shpejtësia mesatare gjatë dy tentimeve u arrit në 508 kilometra në orë, duke lënë kështu pas shpejtësinë maksimale dhe njëherit më të madhe të Bugatti, që kohë më parë kishte arritur shpejtësinë prej 489.

Reklamo bizensin tuaj ketu

E në tentimin e tretë edhe u arrit qëllimi – Tuatara regjistroi shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në një pistë në Nevada, ku 7 milje të kësaj rruge ishin mbyllur për shkaqe sigurie.

Tuatara për herë të parë i është prezantuar masës në vitin 2011, ndërsa prodhimi serik i saj ndodhi më 2018. Ende nuk ka ndonjë çmim zyrtar se sa mund të kushtojë kjo veturë, por bazuar në deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të kësaj kompanie – thuhet të jetë rreth 1.3 milion dollarë.