Lajme

Vetura e përfshirë nga zjarri është e deputetit të LVV-së

Vetura e deputetit të LVV-së, Mufail Bajqinovci, është përfshirë nga zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Përfshirjen e veturës nga zjarri e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.