Kosovë

Vetura e importuar nga Morena Taraku, figuron si e vjedhur në Gjermani – Sekuestrohet nga Policia

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane por edhe në INTERPOL, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.

Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe pasi e kanë lokalizuar veturën e kanë sekuestruar.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

news image

news image