Lajme

Vetting në polici/ Konfirmohet në detyrë zyrtari Adriatik Ago

Zyrtari lartë i Ministrisë së Brendshme, Adr

Zyrtari lartë i Ministrisë së Brendshme, Adriatik Ago kaloi me sukses vettingun në polici. Z. Ago konfirmohet në detyrë si zv/drejtor i përgjithshëm i SHÇBA.

Ai doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV), më 8 nëntor për procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Sot, trupa vlerësuese e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, Kryesuese e Trupës, Elida Liko, anëtare pasi shqyrtoi provat dhe faktet në lidhje me integritetin etik dhe profesional, si dhe ligjshmërinë e pasurisë vendosi të konfirmojë në detyrë z.Ago.


Etiketa: , , , ,