Kosovë

Vetëvendosje sërish e pengon seancën, Selmanaj nuk lëkundet

Edhe pas 15 minutave pauzë, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar daljen e Driton Selmanajt nga seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputët që të mbajnë qetësi.

Pasi kjo nuk ka ndodhur, Nagavci ka kërkuar përfundimin e seancës.

“më vjen keq po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuroum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardshme të kryesisë”, ka thënë Nagavci.