Sport

Vetëm për një kilogram Briken Calja nuk mundi t’i sigurojë Shqipërisë medaljen e bronztë

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja vetëm për

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja vetëm për një kilogram nuk ka arritur ta sigurojë medaljen e bronztë të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.

Peshëngritësi nga Shqipëria iu afrua ëndrrës për t’i siguruar medaljen e parë olimpike në histori shtetit të tij.

Ai përfundoi në vendin e shtatë në garën në stilin e shkëputjes, duke mos mundur të arrinte rezultatin që pretendonte.

31-vjeçari arriti të ngrite 151 kg në provën e dytë, pasi dështoi në të parën, ndërsa e kishte të pamundur të ngriste shtagën me peshë 155 kg.

Në stilin e shytjes, peshëngritësi shqiptar pati sukses në provën e parë me peshë 184 kg, deri dështoi në të dytën me 188 kg, kurse bëri mrekullinë në të fundit me 190kg.

Për medaljen e artë, kinezi Shi Zhiyong nuk pati konkurrencë, pasi ngriti peshën prej 198 kg në shtytje, duke thyer rekordin olimpik.

Medaljen e argjendtë në kategorinë deri 73 kg e fitoi Julio Ruben Mayora Pernia me 346 kg në total./Insajderi.com