Lajme

Vetëdorëzohet në polici deputeti Etem Arifi

Deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka deklaruar se Arifi është vetëdorëzuar në Qëndrën e Paraburgimit në Prishtinë sot rreth orës 10:00.

Deputeti Etem Arifi ishte në kërkim pasi që ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Ditë më parë  Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të papranueshme kërkesën e deputetit Etem Arifi, i cili i është drejtuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me dënimin për mashtrim me subvencione.