Lajme

Vetaksident në Podujevë, vdes një person

Një person ka vdekur në një vetaksident trafiku

Një person ka vdekur në një vetaksident trafiku, të hënën në fshatin Obranqë të Podujevës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili tha se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obranqë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën”, tha Borovci.

Ai shtoi se janë duke hetuar zbardhjen e shkaqeve që kanë shkaktuar këtë vetaksident. /Insajderi.com