Kult

Veprat e Banksyt rishfaqen përsëri

Pas gati dy muajsh, artisti i njohur Bank

Pas gati dy muajsh, artisti i njohur Banksy është rikthyer prapë.

Këtë herë me një vepër arti në muret e Nottingham në Angli.

Ka vizatuar një vajzë të re me një gomë biçiklete tek luan me të përreth belit. Pranë saj është një çikletë e dëmtuar.

Banorët e lagjes thonë se janë befasuar me këtë art. Pohojnë se sapo e kanë parë, e kanë kuptuar se është dora e Banksyt.

Banksy, para pak orësh, e ka konfirmuar duke e publikuar veprën e artit të vet në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com

The post Veprat e Banksyt rishfaqen përsëri appeared first on KultPlus.