Lajme

Venecia e përmbytur!/ Një grua me mbathje, “simbol” i vuajtjeve të banorëve

Qyteti i Venecias është përmbytur prej disa

Qyteti i Venecias është përmbytur prej disa ditësh në më shumë se 70% të sipërfaqes. Niveli i ujit mbërriti mbrëmjen e së martës në 187 cm,  që regjistrohet si ndër më të lartit në 50 vitet e fundit. Ndonëse janë regjistruar dy të vdekur dhe shumë dëme materiale, venecianët duket se nuk e humbasin sensin e humorit.

Nëpër rrjete sociale po qarkullon së fundmi një foto ku një grua shfaqet duke ecur përmes ujit vetëm me mbathje, ndërkohë që në dorë mban pantallonat dhe çizmet. “Kemi mbetur vetëm me mbathje”-kjo është dixhitura e cila po shoqëron foton, duke lënë të kuptohet situatën e vështirë të banorëve venecianë.

Risjellim në vëmendje se një situatë e tillë dramatike u shënua në vitin 1966, kur niveli i ujit mbërriti në 195 cm. Asokohe, përmbytja e qytetit u konsiderua “ngjarje biblike”.


Etiketa: