Lajme

Vendosen në shesh emrat e një mijë e 639 personave të zhdukur gjatë luftës

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të martën

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të martën janë vendosur emrat e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky aktivitet është organizuar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur.

Në këtë aksion po merr pjesë, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, edhe Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)./Insajderi.com