Lajme

Vendimi për shtesat, Hoti mban nesër konferencë me përfaqësuesin e SBAShK’ut

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, do të mbaj nesër konferencë për media me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.

“ Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për  media”, thuhet në njoftim.

Tema e kësaj konference ka mundësi që të jetë ndarja e shtesave për punëtorët e arsimit pas kërkesës së bërë nga SBAShK’u.

Në ndërkohë dje Hoti është takuar me sindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharaj të cilit i ka premtuar se do të angazhohet për ndarjen e shtesave edhe për punëtorët arsimor.