Lajme

Vëllai i Nazim Bllacës, Limani: Nazimi shëndosh si molla, është në top-formë

Pas raportimeve të mediave, duke u bazuar në një deklaratë të avokatit të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli Ben Emerson, se Nazim Bllaca ka vdekur, ka reaguar vëllai i tij, Liman Bllaca.

Bllaca në një deklaratë të tij, ka thënë se vëllai i tij është shëndosh e mirë.

“Nazim Bllaca është i shëndoshë si molla. Është në top-formën  edhe është në gjendje me shty Kalimashin me gjoks. Ato janë shpifje dhe shantazhe të Ben Emersonit.

Në një deklaratë për RTV Dukagjinin, vëllai i Nazim Bllacës, Limani ka akuzuar Emersonin për deklaratë të rrejshme, megjithatë Gazeta Express ka raportuar se deklarata e avokatit të Veselit, ishte thjesht shkarje gjuhësore e tij.

“E ka bërë një deklaratë të rrejshme Emerson. Ben Emersoni nuk mundet me mbrojtë Bllacën, ai mundet me folë kundër tij… ato janë shpifje dhe shantazhe”, ka deklaruar ai.

“Nazim Bllaca është në gjendje të mirë shëndetësore. Kur të është në pyetje atdheu, ai është me pushkë në dorë, kur të është në pyetje krimi i organizum kundër SHIK-ut, ai është i gatshëm m’u ballafaqu jo në Kosovë… në Gjykatë Speciale në të gjitha vendet”.

“Me Nazimin kam folë para nja dy javë dite, por i ka një muaj ditë që s’e kam pa. Kemi nejtë, kemi folë, kemi hagër mish të thatë e kemi folë e kemi keshë, e kemi bo hajgare”, ka thënë ai.

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emerson, ka deklaruar sot shkarazi se Nazim Bllaca ka vdekur. Ai, gjatë gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili “ka vdekur“.

Mirëpo, burime të mirinformuara të Gazetës Express, kanë konfirmuar se kjo deklaratë e Emerson, ishte vetëm një shkarje e tij, pasi që ai nuk e kishte fjalën për dëshmitarin Nazim Bllaca.