Lajme

Veliaj shpall fitoren e PS: Kemi fituar 72 mandate

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një dalje për mediat këtë mbrëmje tha se Partia Socialiste ka fituar deri në 72 mandate në zgjedhjet parlamentare madhe pret të ketë edhe më shumë deputetë.

Veliaj tha se të gjitha EXIT POLL dhe sondazhet e zhvilluara tregojnë se socialistët janë forcë e parë me 71 deri 72 mandate, të mjaftueshme për të krijuar qeveri të re.

“Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë frytdhënëse, mezi pres ta çojmë deri në fund duke nisur procesi i numërimit. Lajmi i mirë që morëm është që të gjithë exit-pollet na kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate. Projeksionet tona, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, janë më shumë”, tha Veliaj në një deklaratë për mediat nga selia e PS.

“Por, duhet të presim me shumë durim procesin e numërimit. Fitorja që është në kutitë e numërimit duhet të numërohet, të numërohen edhe votat e kundërshtarëve tanë, edhe votat e atyre partive që nuk kanë numërues, me respektin më të madh”./Insajderi.com