Sport

Vedat Muriqi pritet të debutojë në Seria A ndaj Sampdoria

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll,

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, pritet të debutojë së Serie A, me ekipin e tij të ri, Lazio, ndaj Sampdorias.

Muriqi, është ftuar për këtë ndeshje, ndërsa pritet që debutimin e tij ta bëjë duke u inkuadruar nga banka rezervë, njofton Insajderi.

Sulmuesi shtatlartë, ishte i lënduar në muajt e fundit, ndërsa në dy javët e fundit, ai ishte diagnostikuar si pozitiv me Covid 19 dhe për këtë arsye, ai mungoi në grumbullimin e përfaqësueses së Kosovës gjatë këtij muaji./Insajderi.com.