Lajme

Vdiq profesori Zejnullah Gruda

Ka vdekur profesori i Universitetit të Prishtinës, Zejnullah Gruda.Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Gruda.

“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike”, thuhet në njoftimin e tij.

Zejnullah Gruda ka qenë profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autor i disa librave.