Sport

Vdes trajneri i njohur i basketbollit kosovarë

Bardhyl Mjaku, trajneri i njohur i klubit të ba

Bardhyl Mjaku, trajneri i njohur i klubit të basketbollit “Kaçaniku”, ka ndërruar jetë, transmeton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i këtij klubi, Ymer Gërlica.

Gërlica, ka shprehur ngushëllim për familjarët , drejtuesit dhe të gjithë dashamirësit e sportit të basketbollit për vdekjen e mikut të tij.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shokut dhe mikut tonë Bardhyl Mjaku, andaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryesisë së K.B. Kaçaniku , që të ju shpreh ngushëllimet tona më të thella”, ka shkruar ai.

Varrimi i Mjakut, do të bëhet në orën 16:30 në qytetin e Kaçanikut./Insajderi.com