Lajme

Vdes pronari i restorantit në Ferizaj ku kishte ndodhur shpërthimi

Ka vdekur Genc Sopa, pronar i restorantit “Stea

Ka vdekur Genc Sopa, pronar i restorantit “Steak House”, në të cilin kishte ndodhur shpërthimi i një bombole në janar të këtij viti, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Sot na erdh lajmi për vdekjen e Genc Sopës, afaristit, mikut, dhe një djali shembullor të qytetit. Ganci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli. Ngushëllimet më t’sinqerta për familjarët dhe gjithë miqtë e tij të shumtë”, ka shkruar Basha në Facebook.

Nga ky shpërthim ka vdekur një vajzë 20-vjeçare dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë./Insajderi.com