Lajme

Vdes profesori i njohur kosovar

Profesori i ekonomisë, Arben Dermaku ka vdekur sot në moshëm 44-vjeçare.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët dhe kolegët e Dermakut.

Dermaku ishte profesor në Universitetin e Prishtinës dhe kishte qenë rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Për shkak të pandemisë, familjarët njoftojnë se ceremonia e varrimit të tij do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve.