Kronika e Zezë

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:15 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri 69 vjeçar, I.B.

Në njoftimin e tyre thuhet se i burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.

Ndërsa organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, kurse autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Vdes një i burgosur në  Spitalin Rajonal të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 15:15 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri I.B , viti i lindjes 1951.

I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.

Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.