Lajme

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura ditë më parë në Gjakovë

 

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, i cili ishte aksidentuar ditë me parë në Gjakovë.

Siç njofton PK, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK që nga data 22 e këtij muaji.

“Fsh. Fsh. Skivjan, Gjakovë 22.12.2020 – 09:00. Me datën 26.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë, trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.