Kosovë

Vdes Murat Jashari, i dënuari për tentim vrasjen e Azem Vllasit

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja e tij, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka thënë se Jashari ka vdekur në QKUK.

“Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova dhe jam tejet e pikëlluar që Murati për katër vite qëndroi në paraburgim pa pasur mundësi të ishte me familjen e tij”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Murat Jashari u shpall fajtor nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.