Lajme

Vdekja e punëtorit në Pogradec, arrestohet inxhinieri mbikëqyrës

40 vjeçari Paulin Mexhaj ndërroi jetë në Po

40 vjeçari Paulin Mexhaj ndërroi jetë në Pogradec teksa po punonte për rikonstruksionin e një kabine elektrike. Rrëzimi i një muri i mori jetën punëtorit. Për ngjarjen e rëndë, policia njofton se ka arrestuar inxhinierin mbikqyrës të kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, shtetasin E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera, sipas policisë, rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme, i arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori P.M.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zvendësimin e kabujve në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori P.M, 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme.