Maqedoni

Vdekja e alpinistëve, shpallet ditë zie në Radovish

Pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën dy alpi

Pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën dy alpinistë, Këshilli i qytetit në seancë të jashtëzakonshme ditën e sotme e shpalli ditë zije. Flamujt në qytet u ulën në gjysmë shtizë për nder të Zoran Majstorovski, kryetar i klubit alpinist “Plloça” dhe Dragan Stanishkov, anëtarë i klubit të cilët tragjikisht humbën jetën në xeheroren Buçim.

– Advertisements –

“Kështu duket nga jashtë miniera Buçim, ku dje humbën jetën dy alpinistë të moshës 20 dhe 45 vjeçare. Ata ishin të angazhuar privatisht për kryerjen e shërbimeve të veçanta, respektivisht pastrimin e silosëve në minierën e lartë 25 metra që ishin plot me xehe”.

Aksidenti ndodhi kur dy alpinistët po pastronin siloset në minierë. Shkaku i tragjedisë nuk dihet. Vendi i aksidentit është ende duke u siguruar nga policia, ndërsa është e ndaluar të shkohet deri atje. Terreni është fotografuar, ndërsa janë siguruar gjurmë dhe gjësende. Prokuroria ka folur edhe me dëshmitarë. Nga Prokuroria thonë se janë lëshuar urdhra për të siguruar dokumentacionin teknik për siloset. I gjithë dokumentacioni për angazhimin e dy alpinistëve, mes klubit “Ploça” dhe minierës “Buçim” do të rishikohet, dhe do të kontrollohet nëse janë respektuar rregullat e punës. Gjetjet e autopsisë do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së dy alpinistëve.

Nga Federata e alpinizmit të Maqedonisë (FAM) thonë se viktimat kanë qenë alpinistë me përvojë.

“Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjet e të dyve. Zoran Majstorski ishte një nga shtyllat e alpinizmit të Maqedonisë, i cili la gjurmë të rëndësishme në këtë drejtim. Alpinistët e FAM dhe komuniteti i alpinistëve do të mbeten pa një mik të rëndësishëm dhe potencial të jashtëzakonshëm në alpinizëm. Majstorski përgjithmonë do të kujtohet për ngjitjet e tija”, njoftojnë nga FAM.

Drejtuesit e minierës së bakrit “Buçim”, ku u angazhuan alpinistët, sot nuk pranuan të japin deklaratë. Ata shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e të ndjerë dhe deklaruan se po bashkëpunojnë me autoritetet hetimore, ndërsa njoftuan se kanë formuar komision për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Në këtë aksident u lëndua edhe një alpinist i tretë i cili ka lëndime trupore.

Igor Stefanovski