Opinione

Vdekja e 13 vjeçarit nga Fushë Kosova ishte e dhimbshme!

Vdekja e Elmedinit të vogël nga Fushë Kosova ka

Vdekja e Elmedinit të vogël nga Fushë Kosova ka prekë shpirtërisht të gjithë ata të cilët janë informuar për rrethanat e vështira ekonomike në të cilat ka jetuar ky djalosh.

Elmedini i vogël detyrohet ta ndërpresë shkollimin për shkak të varfërisë dhe mjerimit me të cilën ballafaqohesh prindërit e tij të pa punë.

Vogëlushi për t’ua siguruar kafshatën e bukës prindërve të tij u detyrua ta zgjedhë rrugën e lypjes, kush tregohej shpirt mirë dhe bujar për t’i dhënë ndonjë lek për t’ia siguruar kafshatën e bukës prindërve të tij.

Dy ditë para se të ndërronte jetë vogëlushi kishte qëndruar në Aeroportin e Sllatinës duke zgjatur dorën e mëshirës për t’i sjellë ndonjë lek familjes së tij, për të siguruar kafshatën e gojës.

Pasi vjen në shtëpi bije në gjumë dhe pas një gjumi të thellë ndërron jetë vogëlushi duke i lenë të pikëlluar thellë jo vetëm prindërit e tij, por të gjitha ata që kanë dëgjuar dhe janë informuar për jetën në rrethana të mjerueshme të Elmedinit 13 vjeçar nga Fushë Kosova.

Të gjitha ata që e kanë njohur Elmedinin e vogël, e përshkruajnë si një djalosh të urtë, të sjellshëm dhe shumë inteligjent.

Shpresohet që ky rast kaq i dhimbshëm në jetën e një vogëlushi të troket në ndërgjegjen e pushtetarëve tanë, që të reduktojnë numrin e familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme dhe fëmijët e vegjël të tyre, si rasti i Elmedinit të vogël, tani të ndjerit të mos detyrohen të ndërprejnë shkollimin dhe të shtrijnë dorën për të kërkuar lëmosh rrugëve për t’ua siguruar kafshatën e gojës familjeve të tyre, të cilat jetojnë nën kataklizmin e varfërisë dhe mjerimit.

Nuk e konsideroj të tepërt për ta pohuar se, po të kishte qenë Elmedini i vogël bir i ndonjë pushtetari, me siguri se nuk do të ishte ballafaquar me situata aq të dhimbshme në jetën e tij.