Kronika e Zezë

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Kodrën e Diellit, është intervenuar edhe me aeroplan

Ende vazhdon të jetë aktiv zjarri në Kodrë

Ende vazhdon të jetë aktiv zjarri në Kodrën e Diellit. Siç u bë më herët e ditur zjarri ka filluar të përhapet që nga dita e djeshme, ndërsa në lidhje me zjarrin është arrestuar një person, i cili dyshohet si shkaktar i zjarrit.

Uka Aliti nga Brigada e Zjarrfikësve ka thënë se për shuarjen e zjarrit sot janë aktivizuar edhe avionët.

“Ky zjarr ka fillu prej dje ku pjesëtar tè Njtkz Tetove intervenojnë deri në orët e vona por sot prapë është aktivizu në sipërfaqe shumë të madhe po punohet edhe në këta momente në parandalimin e mos përhapjes , sot u aktivizuan edhe avionët e drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim duke shuar zjarrin nga  qielli. Shkaktarë të paraqitjes së këtij  zjarri me përmasa të mëdha është faktori njeri”, ka deklaruar Uka Aliti për TV SHENJA.

Zjarri është përhapur në katër lokacione mbi fshatin Lisec.