Lajme

Vazhdon konflikti Azerbajxhan-Armeni

Qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, Ganja,

Qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, Ganja, është granatuar nga forcat armene, ndërsa vazhdojnë përplasjet e ashpra për enklavën e diskutueshme të Nago-Karabakut.

Enklava është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit por drejtohet nga armenët etnikë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Autoritetet e vetëshpallura atje thanë se ata goditën aeroportin ushtarak të Ganja pasi forcat e Azerbajxhanit granatuan kryeqytetin e rajonit, Stepanakert, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Azerbajxhani thotë se asnjë vend ushtarak i Ganja nuk u godit. Më shumë se 220 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i përplasjeve një javë më parë.

Armenia dhe Azerbajxhani shkuan në luftë për Nago-Karabakun në 1988-94, duke deklaruar përfundimisht një armëpushim. Sidoqoftë, ata kurrë nuk kanë arritur një zgjidhje mbi mosmarrëveshjen.

Luftimet e tanishme janë më të këqijat që janë parë që nga armëpushimi dhe dy ish republikat Sovjetike kanë fajësuar njëra-tjetrën. /Insajderi.com