Lajme

Vazhdon konflikti Armeni – Azerbejxhan, shënohen 24 viktima

Gjatë ditës së diele, ka vazhduar konflikti mes

Gjatë ditës së diele, ka vazhduar konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanin, për rajonin separatist në Nagorno – Karabakut, ku janë numri i viktimave është rritur në 24 persona, transmeton Insajderi.

Sipas asaj që raporton BBC-ja, rajoni i Malësive të Karabakut, është njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por i banuar kryesisht me armen etnik.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë  se ushtria armene sulmoi vendbanime civile dhe pozicione ushtarake në rajon. Por tha, se është plotësisht i sigurt se ushtria e tij do ta rimarrë rajonin.

Rajoni i Nagorno – Karabakh, është një zonë e ndarë në atë mënyrë, nga Bashkimi Sovjetik, që të dyja shtetet e rajonit të Kaukazit, të kenë gjithmonë konflikte mes vete, të mos gjejnë një paqe të qëndrueshme.

Konflikti ka zanafillën në vitet ’90, kohën kur ish Republikat Sovjetike, arritën të shkëputeshin dhe shpallnin paavrësinë nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Në këtë konflikt, Azerbajxhanin e mbështet Turqia, ndërsa Armenia ka mbështetjen e Rusisë.

Në lidhje me konfliktin, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Oraganizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, duke thënë se është “jashtëzakonisht i shqetësuar”, dhe ka kërkuar nga palët e përfshira në konflikt, të ndalin menjëherë luftimet. /Insajderi.com