Ballkan

Varianti britanik i COVID-19 mbërrin në Serbi, Vuçiç: Jam shumë i frikësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ku foli në lidhje me pandeminë, tha se në vend ka mbërritur varianti i ri britanik i COVID-19.





“Kam shumë frikë, por është e rëndësishme që e zbuluam atë në kohë dhe mendojë që mund ta frenojmë atë”, tha Vuçiç, duke shtuar se varianti e ri të COVID-19 e ka sjellë një udhëtare nga Londra.

Presidenti tha se qëllimi është të vaksinohen 50 mijë njerëz në ditë, por gjithashtu shprehet i shqetësuar pasi sigurimi i vaksinave anti-COVID është shumë i vështirë.

Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore. Po ndodhin gjëra të pabesueshme, të cilat pjesërisht i kishim parashikuar”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër Vuçiç thotë se për vete do e bënte vaksinën kineze, të cilën Serbia e ka marrë shumë më lirë falë një marrëveshjeje me Kinën.

“Unë do të merrja vaksinën kineze, por mendoj se nuk jam aq i moshuar, sepse mendoj se është turp kur shoh se ka disa që nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër, dhe shtyjnë veten të marrin vaksinën,” tha ai.